Description
Shkencëtarët kanë zbulue se manaferrat përmbajnë disa substanca aktive siç janë anthocianina dhe resveratroli të cilat kanë ndikim të jashtëzakonshëm kundër plakjes dhe pastrimit të organizmit. Resveratroli rikthen gjallninë dhe rinimin e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Falë përmbajtjes së pasun të vitaminave dhe antioksidantëve, manaferrat ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve kronike si gastriti ose hepatiti dhe parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë tretjen. Përmbajtja e naltë e vitaminave dhe mineraleve në langun e manaferrave vitalizon gjakun dhe qetëson nervat. Gjithashtu ndihmon në trajtimin e anemisë dhe simptomat e saj siç janë zverdhja e lëkurës, marramendja dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Langu i manaferrave mund të ndihmojë edhe kundër pagjumësisë.