LANG BORONICE E EGËR 100% FRUTA 200 ML

Lëngu ynë është përgatitur nga boronica të egra (Vaccinium angustifolium), të njohura për shijen e tyre të veçantë dhe përmbajtjen e lartë të lëndëve ushqyese. Këto fruta të vogla, që rriten në natyrë, kanë një aromë më të thellë dhe më të pasur sesa boronicat e kultivuara.

Për të ruajtur cilësinë dhe shijen origjinale, ky lëng përmban vetëm përbërës natyralë, pa sheqer të shtuar, pa ngjyrues apo aromatizues artificialë.

Përbërësit: Boronicë e egër, mollë.

SKU: 3904837860080 Category:

Description

Përfitimet shëndetësore të langut të boronicës:
Langu i boronicës asht një pako me antioksidantë që luftojnë damtimin e radikalëve të lirë. konsumi i boronicës ndihmon në ulje të presionit të gjakut. Për shkak se boronica mund të ndihmojë në hipertension, ajo gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Boronicat janë mjaft të ulëta në sheqer, gja që i ban ato të shëndetshme për diabetikët. Lëngu i boronicës vlerësohet për ndihmën në infeksionet e traktit urinar. Boronica mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në muskuj, duke përshpejtue kështu riparimin e muskujve. Antioksidantët në boronica mund të ndihmojnë në shëndetin e syve duke parandalue dëmtimin e radikalëve të lirë në sy dhe problemet që pasojnë në shikim.