Description
Langu i dardhës përmban vitaminë K e cila ndihmon në ruejtjen e shëndetit të eshtnave duke ulë rrezikun e formimit të frakturave dhe osteoporozës. Ajo ndihmon në mpiksjen e gjakut.Një gotë me lang dardhe përmban 13.3 mikrogram vitaminë K.
Gjithashtu langu i dardhës përmban vitaminë C, ndihmon organizmin të prodhojë më shumë qeliza të bardha të efektëshme për luftimin e infeksioneve. Vitamina C në një gotë me lang asht e barazvlefshme me 17% të dozës së rekomanduar për femrat dhe 14% për meshkujt.
Langu i dardhës asht një burim i mirë i bakrit, mineral që asht pjesë përbërëse e melaninës, pigmentit i cili i jep lëkurës dhe flokëve ngjyrën dhe që i mbron nga dielli. Një gotë me lang dardhë ofron 243 nga 900 mikrogram bakër që ju nevojiten në një ditë.