Valdrin shpk është kompani e themelueme në vitin 1995 me qendër në Kukës dhe me rrjet shpërndamje në të gjith Shqipninë. Distribuimi i pijeve elitare, ushqimeve e langjeve natyrale asht fokusi kryesor i aktivitetit dhe shërbimit.
Kush jemi ne
Një rrugëtim i ndërtuar me besim, cilësi dhe vizion.
Best quality, better price. Ky asht parimi ynë. Ky asht premtimi që i bajmë klientave tanë.
Banu partner me ne Bashkëpunimi ynë fillon me një hap të thjeshtë – Na Kontaktoni.
Vlerat që na përfaqësojnë
Vlerat që na diferencojnë në treg dhe na bëjnë një partner të besueshëm.
2024
Produktet cilësore të Kosovës janë ataktive për tregun. Bahet marrveshja me ASK Food për tregëtimin e produkteve “Receta e Gjyshes” në Shqipni.
2023
Rikonstrukturohet Kompleksi i shërbimeve dhe konceptohet si market. Me 17 Dhjetor fillon aktivitetin ValdrinMarket
2020
Fillon ndërtimi i depos së re në Kukës. 2000 m2 do vihen në shërbim të aktivitetit.
2013
Në shkurt inagurohet Artcafé , si e para Galeri private në Kukës. Në vijim këtu do realizohen 18 ekspozita dhe shum aktivitete tjera promovuese.
2011
Realizohen marrveshje distribucioni me fabrikat e kompanive: AOpen; KTC; Deep-Cool; Gembird; Tenda; TOTOLINK; Winfull.
2010
Aktiviteti vazhdon në objektin e ri ne Bulevardin Bajram Curri, Tiranë i cili i shtohet vlerave të VALDRIN shpk.
2007
A4Tech ishte marka e re që VALDRINshpk do prezantonte në treg, TRENDnet dhe A4Tech prezantonin ma së miri moton e Kompanisë: “Best quality, better price”. VALDRIN shpk çertifikohet si distributor ekskluziv i A4Tech për Shqipninë dhe Kosovën.
2006
Hapet Filiali në Tiranë. VALDRIN shpk çertifikohet si distributor i zyrtar i Skylogic, pjesë e Eutelsat, për sistemet satelitore të internetit.
2004
Falë VALDRIN shpk, Kukësi u ba qyteti i parë në Shqipni që ishte i mbuluem plotësisht me valë wireless.
2003
Realizohet marrveshja me kompaninë TRENDnet, Californi për distribuimin e paisjeve të rrjeteve kompjuterike wire & wireless. VALDRIN shpk asht distributor zyrtar për Shqipni dhe Kosovë.
2002
Instalohet sistemi i parë i internetit satelitor komercial në Shqipni. Sinjali merrej nga Huge Network System në USA. Valdrin u ba distributor për Shqipninë. Pas Kukësit, instalimet vazhduen në Lezhe, Fieri, Tirane, Shkodër, Berat etj., gradualisht në krejt Shqipninë.
2001
Viti i teknologjisë së informacionit për VALDRIN shpk. Hapet duqani i parë me kompjutera dhe pjesë kompjuterike.
27 Mars 1999
Situatë katastrofike në Kukës. Pa pritë e pa kujtue qyteti mbetet pa fjalë: numuri i njerëzve të përzanë prej Kosove rritet cdo minute, shumica gra dhe femijë të hutuem e të përlotun… Nuk kishim ça me ba tjetër veçse me punue 24 orë, me furnizue ka të mundim e sa të mundim. Nuk ka kohë për shënime e për llogari. Nuk ka asnjë lloj evidence për tre muaj.
1998
VALDRIN liçensohet për punime në fushën e ndërtimit. Përveç ndërtimit të objekteve për të tretë, prioritet ishte ndërtimi i Kompleksit të Sherbimeve Valdrin, që do ishte edhe selia e re e kompanisë.
1995
VALDRIN u transformue prej person fizik në person juridik më 16 mars 1995, sipas Vendimit të Gjykatës nr.9727. Më dt. 24.03.1995 lidhet marrveshja me fabrikën e CCBS. Më datën 24.03.1995 ngarkohet kamioni parë për llogari të Kompanisë Valdrin, që shënon dhe fillimin “de facto” të aktivitetit.

Misioni ynë
Oferta ma e mirë për klientin asht cilësia. Ne marrim përsipër tju sjellim cilësinë ma të mirë me çmimin ma të lirë të mundshëm.

Vizioni ynë
Të zamë një vend të rrespektuem në treg duke qëndrue besnik në promovimin dhe stimulimin e produkteve cilësore vendore dhe brandeve të mirnjohuna ndërkombëtare.